Veliaj: I lumtur që shumica e fituesve janë nga Ukraina

Atletika

Veliaj: I lumtur që shumica e fituesve janë nga Ukraina

Më: 23 tetor 2022 Në ora: 21:30
Maratona e Tiranës

Përfundon edicioni i gjashtë i Maratonës së Tiranës, eventi më i madh sportiv në vend. Në garën e sotme morën pjesë rreth 2500 vrapues nga e gjithë bota. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shpërndau çmimet për kategorinë “Marathon 42 K”. Veliaj tha se është i lumtur që çmimet e para këtë vit shkuan më së shumti për atletët ukrainas.

“Jam shumë i lumtur që sot patëm në ditë fantastike, kartolina më e bukur e Tiranës. Tirana pozitive, Tirana e mirë, e dashur, Tirana mirëkuptuese për të gjithë dhe jam posaçërisht i lumtur që shumica e çmimeve sot kanë shkuar për atletët nga Ukraina.

Slava Ukraini! Faleminderit të gjithëve që zgjodhën këtë kauzë e të gjithë ata që nuk pranojnë, që në Evropë të ketë luftë, konflikt, që në Evropë të ketë inflacion e çmime që shkojnë fiu, prej një psikopatie të një diktatori.

Një superduartrokitje për të gjithë pjesëmarrësit por sidomos për vëllezërit e motrat nga Ukraina. Faleminderit të gjithëve. Faleminderit të gjithëve nga zemra dhe dua të dëgjoj gjithë entuziazmin tuaj, për ditën më të bukur të Tiranës në vitin e rinisë dhe me shpresë vitin tjetër kryeqyteti evropian i sportit. Faleminderit nga zemra”, u shpreh Veliaj.

Më poshtë fituesit për secilën kategori të edicionit të gjashtë të “Maratonës së Tiranës”.

Në kategorinë Marathon 42 K tre vendet e para

Fituesit-Meshkuj
Vendi i parë: Bogdan Semenovych
Vendi i dytë: Dario Ivanovski
Vendi i tretë: Vitalii Kuznetsov

Fituesit-Femra
Vendi i parë: Valentyna Veretska
Vendi i dytë: Natalia Semenovych
Vendi i tretë: Biljana Kiradijeva

Në kategorinë Half Marathon 21 K tre vendet e para janë si më poshtë:

Fituesit-Meshkuj
Vendi i parë: Dmytro Didovodiuk
Vendi i dytë: Tirron Mamusha
Vendi i tretë: Mazerski Bartosj

Fituesit-Femra
Vendi i parë: Luiza Gega
Vendi i dytë: Naile Seferaj
Vendi i tretë: Elisabeth Schleicher

Në kategorinë Marathon 10 K tre vendet e para janë si më poshtë:

Fituesit-Meshkuj
Vendi i parë: Nicolo Bedini
Vendi i dytë: Musa Hajdari
Vendi i tretë: Astrit Kryeziu

Fituesit-Femra
Vendi i parë: Gresa Bakraqi
Vendi i dytë: Olesia Didovodiuk
Vendi i tretë: Redia Dauti

Në kategorinë “We Too” tre vendet e para janë si më poshtë:

Fituesit-Meshkuj
Vendi i parë: Safet Planger
Vendi i dytë: Erblin Karaj
Vendi i tretë: Bajram Tirana

Fituesit-Femra
Vendi i parë: Elona Qollaku
Vendi i dytë: Bujana Baballeku
Vendi i tretë: Llambrini Papa

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat