Meti përgatitet për Spanjë, Shaban Ramadani: Synojmë medalje

Atletika

Meti përgatitet për Spanjë, Shaban Ramadani: Synojmë medalje

Nga: K. Goca Më: 26 tetor 2022 Në ora: 20:23
Shaban Ramadani, majtas dhe Muhamet Ramadani në mes

Atleti më i mirë në Kosovë, Muhamet Ramadani, që garon në disiplinën teknike përkatësisht në hedhje të gjylës, përgatitet për garat që e presin në vitin 2023.

Muhamet Ramadani qysh tani po përgatitet për sfidat e mëdha, këtë e thotë edhe trajneri i tij, Shaban Ramadani.
Meti është potencial i madh, që pritet t’i sjell Kosovës edhe medalje tjera të nivelit më të lartë nga mbretesha e sporteve.       

“Lojërat Mesdhetare që mbahen me 22 janar në Spanjë, pastaj Kupa e Evropës në mars në Portugali dhe Kampionati Evropian në Finlandë, të gjitha me U23 me gjyle 7. 260.

Synimet tona janë medaljet sikur sivjet që i morëm”, thotë Ramadani për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Trajneri i Metit, tha se përgatitjet do t’i zhvillojnë në Kosovë, me bindje se do të përgatiten maksimalisht për secilin sfidë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat