Belegu: Shpresojmë të jetë vit sa më i mbarë 

Atletika

Belegu: Shpresojmë të jetë vit sa më i mbarë 

Nga: K.G. Më: 14 janar 2023 Në ora: 19:45
Afrim dhe Odeta Belegu

Atletja e talentuar e klubit pejan, Besa, Odeta Belegu, është në formë të mirë dhe e gatshme për secilën garë në edicionin e ri.

Odeta ka zhvilluar përgatitjet me sukses dhe synon rezultate sa më të mira. 

Ajo garon në shtigje të mesme përkatësisht në 800 metra.

“Në përgatitjen dimërore këtë vit, gjithçka shkoj në mënyrën më të mirë të mundshme.

Arritëm në vrapimin kontrollues, rezultate që kemi menduar mes sezonit t’i arrijmë.

Shpresojmë të jetë vit sa më i mbarë, e më i suksesshëm për të gjithë”, ka shkruar Belegu në profilin e saj në facebook.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat