Fetahu, i vetmi emër nga Maqedonia në këto renditje

Atletika

Fetahu, i vetmi emër nga Maqedonia në këto renditje

Më: 14 janar 2023 Në ora: 20:51
Fetahu

Emri i atletës së talentuar Jumna Fetahu është gjendur në rang listën për sezonin 2022, emri i vetëm nga të gjitha disiplinat.

Ajo në konkurrencën U18 është renditur në vendin e 533 në Europë, ndonëse është katër vite më e re se garueset e tjera

Ndërsa, Jumna në rang botëror për vitin 2022 është renditur në vendin e 1993-të nga gjithësej 2050 garues që kanë arritur kuotën prej 12 metrave.

Jumna Fetahun edhe sivjet e presin gara të shumta në Maqedoni dhe ndërkombëtare, ku ajo pret të shkëlqejë ashtu sikur vitin e kaluar.

Kalendari i garave për vitin 2023 është i ngjeshur dhe ne i dëshirojmë Jumnës sukese gjatë gjithë vitit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat