Zijadin Kryeziu: I ka kapluar sindromi i parasë, lakmisë e injorancës!

Atletika

Zijadin Kryeziu: I ka kapluar sindromi i parasë, lakmisë e injorancës!

Nga: K. Goca Më: 15 janar 2023 Në ora: 20:09
Zijadin Kryeziu

Ish atleti i mirënjohur, ZIjadin Kryeziu, që kontribuoi shumë në kohën e gjeneratës së sakrificës, ka kërkuar që sportistët të respektohen.

“Askush dhe askush, kurrën e kurrës nuk do të kanë as të vetmin rast që të varrosin kohën e gjeneratës së sakrificës të sportistëve shembullorë të Republikës së Kosovës.

Kjo gjeneratë është sharmi që i dha kuptim sportit të pavarur dhe vetëm ata që e kanë mendësinë serbofile apo flasim shqip e mendojnë serbisht dhe rusisht apo punojnë me direktiva të Beogradit e Moskës, tentojnë të varrosin Gjeneratën e Sakrificës, që zhvilluan gara ku jetën e kishin gjithnjë të rrezikuar nga regjimi serb".

Kryeziu e ka komentua këtë shkrim duke thënë se sot është lehtë të flitet e të paragjykohet.  

“Fatkeqësisht akoma më e rëndë është kur kemi individ të asaj kohe në institucione si në MKRS, KOK, Kuvend e Qeveri dhe nuk i kanë vlerësuar kurrë si duhet ato sakrifica të sportistëve të asaj gjenerate, po harrojnë që shkallët për të ardhur deri këtu ku jemi sot kanë filluar të ndërtohen po në ato vite, nën presionin dhe maltretimin e okupatorit fashist serb. 

Sot është lehtë të flitet e paragjykohet se nuk është bërë asgjë sepse jemi në liri dhe një pjesë e madhe e atyre që kanë për obligim të trajtojnë me respekt këtë gjeneratë i ka kapluar sindromi i parasë, lakmisë e injorancës!”, ka komentuar Kryeziu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat