Gega: Vlerësimi me gradën “Kolonel”, më i madhi në karrierën time

Atletika

Gega: Vlerësimi me gradën “Kolonel”, më i madhi në karrierën time

Më: 13 prill 2023 Në ora: 20:53
Gega

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Niko Peleshi, solli sot shembullin e kampiones së Europës në atletikë, Luiza Gega.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi solli sot shembullin e kampiones së Europës në atletikë, Luiza Gega.

Ajo është nga 7 sportistët tanë elitarë që mori gradën “Kolonel”, ku sipas Peleshit ky vlerësim për atleten Gega është pasqyrim i punës së saj të palodhur, përkushtimit dhe përsosmërisë në fushën e saj.

“Kampionia e Europës, me arritjet e saj të jashtëzakonshme në atletikë, na ka bërë të gjithëve krenarë dhe e ka ngritur lart flamurin e Shqipërisë. Mirënjohje për të dhe arritjet e saj të mëdha!”, shkruan Peleshi.

Në videon e publikuar në rrjetet sociale nga ministri Peleshi, Gega shprehet se, vlerësimi me gradën “Kolonel” është më i madhi në karrierën e saj.

“Kam që në 2014 që jam pjesë e Forcave të Armatosura. I kam përfaqësuar FA në shumë aktivitete ku kam arritur të marr dhe medalje në olimpiadën e FA-ve.

Vlerësimi me statusin honorifik me gradën “Kolonel” ka qenë një emocion i veçantë dhe mund të them që ka qenë vlerësimi më i madh për gjithë karrierën time që na është bërë.

Kjo ka të bëjë edhe me një mbështete financiare që ne patjetër kemi nevojë për sportin që bëjmë, por kjo do të vazhdojë pas karrierës si sportiste”, tha Gega.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat