Federata Atletike e Kosovës dhe e Italisë nënshkruajnë memorandum bashkëpunim

Atletika

Federata Atletike e Kosovës dhe e Italisë nënshkruajnë memorandum bashkëpunim

Më: 9 maj 2023 Në ora: 20:39
Foto nga vendngjarja

Sot në stadiumin “Fadil Vokrri” u mbajt aktiviteti “Atletika për Fëmijë”, aktivitet ky i cili u organizua Federata Atletike e Kosovës (FAK), në bashkëpunim me Komitetin Olimpik të Kosovës (KOK) dhe Federatën Atletike të Italisë (FAI).

Aktiviteti ishte i dizajnuar për nxënës të klasave të pesta të shkollave fillore të Komunës së Prishtinës, ku pjesëmarrës ishin afro 350 fëmijë, raporton KosovaPress.

Nxënësit patën rastin të aplikojnë 12 disiplina të përafërta me sportin e atletikës, ndërsa pas aktiviteteve u bë edhe ceremonia e nënshkrimit të memorandum bashkëpunimit mes Federatës Atletike të Kosovës dhe Federatës Atletike të Italisë.

Me këtë rast, presidenti i Federatës Atletike të Kosovës, Halil Syleimani tha se bashkëpunimi mes dy federatave do të vazhdojë edhe më tutje, dhe se donacionin e dhuruar do ta shpërndajnë te atletët e rinj, për të arritur rezultate të mëdha në atletikë.

Syleimani: Besoj që do të vazhdojmë tutje, një bashkëpunim të sinqertë dhe profesional

“Besoj që do të vazhdojmë tutje, një bashkëpunim të sinqertë dhe profesional sepse atletika kosovare ka nevojë shumë nga federata atletike italiane sepse kanë përvojë të jashtëzakonshme në krahasim me neve, gjithashtu edhe për donacionin të cilin e kemi marrë për atletët e rinj, ku do t'i shpërndajmë të gjitha ato për të arritë rezultate edhe më të mëdha në atletikë, në mbretëreshën e sporteve”, tha Syleimani.

Ndërkaq, presidenti i KOK-ut tha se këto ndihma dhe kjo marrëveshje me Federatën e Atletikës së Italisë do të ndikojnë pozitivisht edhe në atletët tonë por edhe në Federatën e Atletikës.

Krasniqi: Këto marrëveshje do të ndikojnë pozitivisht edhe në atletët tonë edhe në Federatën e Atletikës

Tash për një kohë të shkurtër Komiteti Olimpik i Kosovës dhe Federata e Atletikës me disa sporte do të marrin pjesë në Kraikovia, ku numri më i madh i atletëve do të jenë nga Federata e Atletikës, dhe gjithë këto supportime dhe këto marrëveshje do të ndikojnë pozitivisht edhe në atletët tonë edhe në Federatën e Atletikës”, tha Krasniqi.

Për fund, fjalën morri edhe presidenti i Federatës së Atletikës së Italisë, Stefano Mei, i cili u shpreh shumë i lumtur me këtë marrëveshje dhe atletët e rinj, ndërsa fjalimin e mbylli me “rroftë Kosova dhe rroftë Italia”.

Mei: Jam i lumtur për këta atletë të rinj, rroftë Kosova dhe rroftë Italia

Më bëhet qejfi se jam shumë i lumtur që këta atletë të rinj, që e kanë mbishkrimin e Italisë, ku do të shkojnë që ta përfaqësojnë sa më mirë por jo vetëm emrin që e bartin, mirëpo edhe Kosovën, kështu që rroftë Kosova dhe rroftë Italia”, tha Mei.

Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin ushtarë të KFOR-it italian, presidenti i Federatës Italiane të Atletikës, Stefano Mei, ambasadori italian në Kosovë, Antonello De Riu, presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi dhe përfaqësues të institucioneve të tjera sportive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat