Gazi Renaku edhe për katër vite në krye të KA Prizrenit

Atletika

Gazi Renaku edhe për katër vite në krye të KA Prizrenit

Nga: K. G. Më: 20 maj 2023 Në ora: 22:19
Pamje nga kuvendi

Gazi Renaku është zgjedhur kryetar edhe për katër vite në klubin e atletikës Prizreni.

Renaku zotohet se do punojë edhe më shumë në përmbushjen e objektivave që kanë para vetes.

Në Kuvendin e klubit mori pjesë edhe kryetari i Federatës së Atletikës së Kosovës, Halil Sylejmani. 

“Sot u mbajt kuvendi i punës dhe zgjedhor i klubit të atletikës Prizreni.

Për mandatin 4 - vjeçar, me vota unanime u zgjodh kryetari i deritashëm Gazi Renaku.

Kuvendin e nderoi me pjesëmarrjen e tij, kryetari i FAK - ut Halil Sylejmani.

Kuvendi zgjodhi bordin ekzekutiv dhe këshillin mbikëqyrës të klubit.

Të zgjedhurve ju dëshirojmë punë të mbarë dhe suksese në menaxhimin e klubit!”, bëhet e ditur nga KA Prizreni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat