Atleti i talentuar, Amar Maxhuni, po bëhet gjithnjë e më i mirë. Maxhuni ka përmirësuar edhe kohën në disiplinën 800 metra.
Synimet e tija janë të përmirësohet edhe më shumë në kohë në këtë disiplinë.
“Amar Maxhuni arriti ta përmirësojë kohën e tij në garën e 800 metra nga 2:02.77 në 2:01.80, duke treguar përparim të ndjeshëm në këtë disiplinë të vështirë.
Kjo rritje e performancës është dëshmi e përkushtimit të tij të vazhdueshëm në stërvitje, si dhe e punës së palodhshme me trajnerin dhe ekipin mbështetës.
Amari po tregon se është në rrugë të mbarë drejt standardeve më të larta të atletikës, dhe kjo kohë e re e afron edhe më shumë me synimet e tij për të garuar në nivele më të larta kombëtare dhe ndërkombëtare.
Forma aktuale e tij lë të kuptohet se potenciali është i madh dhe se me përkushtim të vazhdueshëm, mund të shohim edhe më shumë përmirësime në muajt që vijnë”, ka thënë Gazmend Maxhuni.