Atletët e Prizrenit treguan formë të mirë duke shënuar rezultate të mira në Mitingun e hapur në Shkup.
Kryetrajneri i Prizrenit, Bajram Duja, është i kënaqur me rezultatet e arritura në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut.
"Sot në Shkup, 4 atlete dhe 1 atlet të Klubit të Atletikës Prizreni, morën pjesë në Mitingun Ndërkombëtar të Atletikës "Hapja e Sezonës"
Atletët e klubit ishin të suksesshëm, duke i fituar 4 vende nderi: 2 vende të para, një vend të dytë dhe 1 vend të tretë.
Emine Jenuzi - e para në 100 m. 12.73 sek.,
Merve Spahi - e para në 1500. 5:19,61,
Bardh Telaku - i treti në 100 m. 11.31 sek. dhe
Eljesa Kabashi - e dyta në shtytjen e gjyles - 7.08 m.
Ajshe Osi, nuk pat fat të stoliset me medalje, suksese në garat tjera!
Në emër të klubit shfrytëzojmë rastin atletes Emine Jenuzi t'ia urojmë ditëlindjen e 19 - të, i dëshirojmë shëndet dhe suksese në çdo hap të jetës!
Të gjithë atletëve, në emër të kryesisë, kryetarit Gazi Renaku, trajnerëve Bajram Duja dhe Adnan Tahiri suksese në garat e rradhës!”, shkruan në faqen e KA Prizreni.