Franko Burraj ishte protagonisti i madh i Kupës së Shqipërisë

Atletika

Franko Burraj ishte protagonisti i madh i Kupës së Shqipërisë

Më: 23 maj 2025 Në ora: 11:44
Franko Burraj

Franko Burraj ishte protagonisti i madh i Kupës së Shqipërisë 2025 në atletikë, aktivitet që u mbajt dy ditë më parë në Shkodër.Ndonëse nuk është piku i sezonit, atleti i Vllaznisë tregoi një formë të shkëlqyer, duke thyer rekordin kombëtar në 400 metra, teksa përmirësoi rezultatin e tij të vitit 2022.

]Burraj e zbriti kohën e tij të mëparshme nga 46:16 për ta çuar në 46:14. Një performacë që i dha edhe çmimin e sportistit më të mirë të aktivitetit të zhvilluar në pistën e stadiumit “Loro Boriçi”.

Në një prononcim për “Panorama Sport”, Franko Burraj rrëfen rekordin dhe pritshmëritë e sezonit. Atleti shkodran shprehet se nuk e priste që rekordi të vinte në Kupë, ndërsa shfaqet optimist për ta përmirësuar edhe më tej rezultatin, duke e çuar në pragun e 45 sekondave.

Fillimisht 26- vjeçari e komenton kështu vendosjen e rekordit të ri në garën e 400 metrave: “Realisht nuk e prisja, sepse jemi akoma në fazën përgatitore dhe nuk është se futesha për ndonjë rekord në Kupë, pavarësisht se isha afruar shumë në garën që pata më 1 maj në Malin e Zi.

Edhe koha nuk ishte shumë në favor për rekord, por ndodhi dhe natyrisht jam shumë i gëzuar, sepse duke qenë se vjen kaq herë dhe në një moment kur forma nuk është maksimale, besoj që në qershor do të kem një rezultat edhe më të mirë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat