Atletja, Gresa Bakraqi, ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm në Kampionatin Ballkanik të Atletikës.
Pasi fitoi medaljen e argjendtë në garën 3 mijë metra, ajo e fitoi edhe të bronztën.
Ky sukses për sportisten pejane erdhi në disiplinën 5 mijë metra, njofton Komiteti Olimpik i Kosovës.
Kampionati i Atletikës po mbahet në Volos të Greqisë.