Kosova do të përfaqësohet në Kampionatin Botëror të atletikë që do të mbahet ën Tokio të Japonisë.
Kryetari i Federatës së Atletikës së Kosovës, Halil Sylejmani, shpreson në një paraqitje sa më të mirë në këtë garë të madhe sportive.
Sylejmani do të jetë edhe pjesë e Kongresit të Federatës së Atletikës Botërore.
“Atletja Gresa Bakraçi do të përfaqësojë Kosovën në Kampionatin Botëror, që do të mbahet nga 13 deri më 21 shtator në Tokio.
Gresa do të garojë në disiplinën 1500 metra, me garën e saj të parë që zhvillohet më 13 shtator 2025. Shpresojmë për një paraqitje të suksesshme dhe kualifikim në gjysmëfinale!
Në Tokio, përkrah atletes Bakraçi ndodhen edhe: Halil Sylejmani – kryetar i Federatës Atletike të Kosovës e Arta Kelmendi – anëtare e Kryesisë së FAK-ut.
Të dy do të marrin pjesë në Kongresin e 55-të të Federatës Botërore të Atletikës, që do të zgjasë tri ditë dhe është një ngjarje e rëndësishme për të ardhmen e atletikës botërore dhe të Kosovës”, njofton FAK.