Në nder të 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Federata Atletike e Kosovës bashkë me Kuvendin Komunal të Junikut dhe K.A. "Juniku" organizojnë garën tradicionale rrugore të qytetit, "Vrapimi i Pavarësisë".
Ngjarja do të zhvillohet më 17 shkurt 2026 në qendrën e Junikut, ku starti i parë është planifikuar për ora 10:50.
Regjistrimi për garuesit bëhet në vendin e ngjarjes nga ora 09:30 deri në 10:30. Garat do të zhvillohen sipas kategorive: Yllkat & Fatosat (500m) në 10:50, Pionierët & Juniorët (1–4 km) në 11:00 dhe Seniorët & Veteranët (4 km dhe 8 km) gjithashtu në 11:00.
Për fituesit janë parashikuar diploma, medalje dhe kupa për kampionët e kategorisë Senior, si dhe shpërblime monetare sipas kategorisë. Organizatori ka paraparë edhe një "Shpërblim të Pavarësisë" për dy garues, një mashkull dhe një femër.