Atletja britanike shkëlqen në sallat e mbyllura

Atletika

Atletja britanike shkëlqen në sallat e mbyllura

Më: 20 shkurt 2026 Në ora: 14:20
Atletja britanike Keely Hodgkinson

Atletja britanike Keely Hodgkinson, kampione olimpike në garën e 800 metrave në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, theu rekordin botëror në këtë distancë në salla të mbyllura.

Gjatë një eventi të zhvilluar në Liev të Francës, atletja 23-vjeçare ndali kronometrin në kohën 1’54”87.

Një kohë fenomenale, pothuajse 1 sekondë më mirë se rekordi i mëparshëm, vendosur nga sllovenja Jolanda Ceplak me 1’55”82 katër vite më parë.

Një paraqitje e shkëlqyer e atletes britanike, një nga më të mirat e kësaj discipline, që e nis shkëlqyer këtë sezon të ri, me një rekord botëror.

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat