Petros, synon rekordin evropian para Maratonës së Londrës

Atletika

Petros, synon rekordin evropian para Maratonës së Londrës

Më: 25 prill 2026 Në ora: 14:55
Amanal Petros

Medalisti i argjendtë i botës, Amanal Petros, ka një sy në rekordin evropian pesëvjeçar, ndërsa mbërrin me disponim të mirw para Maratonës së Londrës të kësaj të diele.

Gjermani, i cili u mposht për medaljen e artë në Kampionatin Botëror të atletikës të vitit të kaluar në Tokio në një fotofinish nga Alphonce Simbu i Tanzanisë, ka ruajtur ngjitjen e tij që atëherë.

Ai vendosi një rekord të ri kombëtar në maratonë kur u rendit i dyti në Maratonën e Valencias me 2:04:03 orw në dhjetor dhe më pas në mars, ai shtoi rekordin kombëtar në gjysmëmaratonë duke u renditur i treti në Berlin me 59:22.

30-vjeçari, i cili fitoi medaljen e bronztë në gjysmëmaratonë në Kampionatin Evropian të atletikës në Roma 2024, duket se është në kulmin e mundësisë për një tjetër rekord kombëtar.

Por ai gjithashtu mund të jetë gati të sfidojë rekordin evropian të Bashir Abdi prej 2:03:36 të vendosur në Roterdam në vitin 2021.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat