Kryetari i Federatës së Atletikës së Kosovës, Halil Sylejmani, beson e shpreson në rezultate të mira të atletëve të kombëtares së Kosovës në Kampionatin Ballkanik U-20.
Sylejmani tha se është një rast i mirë për atletët tanë për të treguar talentin në këtë garë.
“Më 11 korrik, Kosova do të përfaqësohet në Kampionatin Ballkanik U-20, i cili do të mbahet në Craiova, Rumani, me një ekip prej shtatë atletësh.
Atletët që do ta përfaqësojnë Kosovën janë:
Luan Mazrekaj – Hedhja e diskut
Bardh Telaku – 100 m dhe 400 m
Bleron Bytyqi – 400 m
Medina Fejza – 400 m
Ahmet Shehu – 100 m
Merve Spahi – 1500 m
Valmira Jashari – Kërcim tre hap
Delegacioni i Kosovës do të udhëhiqet nga selektori Bajram Duja dhe anëtari i Bordit të Federatës së Atletikës së Kosovës, Avdullah Shala”, ka njoftuar Federata.