Arsenali shokon Interin! Reali deklason Monacon e PSG tronditet

Basketboll

Arsenali shokon Interin! Reali deklason Monacon e PSG tronditet

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 20 janar 2026 Në ora: 20:47 Përditësuar në ora: 22:55 më 20.01.2026
Pamje nga ndeshja

Napoli gabon

Arsenali ka shënuar fitoren e shtatë rresht në Champions League në futboll.

Fitore spektakolare me rezultat 3:1 në “San Siro” ndaj Interit.

Zikaltrit, lideri i Kampionatit të Italisë, kapitulluan në vatër të vet karshi lideri të Anglisë.

Image

Tabela

Në minutën e 10-të, Gabriel Jesus nga afërsia kaloi në epërsi Arsenalin.

Nuk vonoi shumë e Interi kundërpërgjigjet përmes futbollistit kroat Luka Suçiç.

Rezultatet

Copenhagen - Napoli 1:1 (0:1)
Interi - Arsenali 1:3 (1:2)
Olympiacos - Bayer Leverkuseni 2:0 (1:0)
Real - Monaco 6:1 )2:0))
Sporting – PSG 2:1 (0:0)
Tottenham - Dortmund 2:0 (2:0)
Villareal - Ajax 1:2 (0:0)

Futbollisti Suçiç nga 16-17 metra shënoi gol të bukur në këndin e majtë të Arsenalit, 1:1.

Në minutën e 31-të, Gabriel Jesus fantastik, shënoi me kokë për rezultatin 1:2 në favor të Arsenalit.

Në minutën e 84-të Viktor Gyökeres shënoi dhe i jep goditje shkatërruese Interit, 1:3.

Arsenali udhëheq me 21 pikë e Interi zë vendin e tetë me 12 sosh.

Futbollisti Kylian Mbappe është në formë të mirë, duke shënuar dy gola në fitoren e Realit me rezultat 6:1 ndaj Monacos.

Mbappe ka shënuar në minutën e 5-të e të 26-tën.

Pastaj shënuan Mastantuono (51'), Kehrer (55' - autogol), Vinicius Junior (63’) e Bellingham (80’).

Për Monacon realizoi Teze (72’)

Reali e zë vendin e dytë me 15 pikë dhe Monaco është në të 20-tin me 9 sosh.

Tottenhami ka shënuar fitore të madhe me rezultat 2:0 ndaj Dortmundit.

Skuadra gjermane mbeti pa një lojtar në fushë nga minuta e 24-të, Svensson u përjashtua me karton të kuq ku ishte kapital i madh për Tottenhamin.

Cristian Gabriel Romero (14’ ) e Solanke (37') shënuan për Tottenhamin.

Tottenham ngritet në vend të 4-të me 14 pikë e Dortmundi bie në të 11-tin me 11 sosh.

Futbollisti i Copenhagenit Delaney është përjashtuar me karton të kuq në minutën e 35-të. Napoli kishte epërsinë numerike në fushë. Futbollisti McTominay shënoi në minutën e 39-të për Napolin.

Në minutën e 72-të Larsson realizoi  në portën e Napolit, 1:1.

Sportingu i ka shkaktuar humbje me rezultat 2:1 PSG-së.

Për Sportingun shënoi Suarez (74' e 90+1') dhe përPSG-n Kvaratskhelia (79').

Ndeshje me emocione

(E plotësuar) – Minuta e fundit.

 84'  Viktor Gyökeres realizon për 1:3 në favor të Arsenalit.

83' Interi assesi të barazojë rezultatin.

Rezultatet 

Copenhagen - Napoli 1:1 (0:1)
Interi - Arsenali 1:3 (1:2)
Olympiacos - Bayer Leverkuseni 2:0 (1:0)
Real - Monaco 6:1 )2:0))
Sporting – PSG 2:1 (0:0)
Tottenham - Dortmund 2:0 (2:0)
Villareal - Ajax 1:2 (0:0)

75' Arsenali afër fitores.

72' Teze realizon për Monacon

68’ Lojë e fortë mes Interit e Arsenalit. 

63' Reali nuk ndalet me gola, 5:0. Autor i golit - Vinicius Junior. 

60' Interi po e kërkon golin e barazimit.

55' Kehrer shënoi autogol, 4:0 për Realin.

54’ Interi ka presionin.

51' Mastantuono realin pwr Realin.

47' Fillojnë pjesët e dyya. 

Përfundojnë pjesët e para

Ndeshje interesante në 45 minutat e para.

41’ Real Madridi po tregon fuqinë ndaj skuadrës së Monacos.

37' Solanke shënon për rezultatin 2:0 të Tottenhamit.

34' Ndeshje e fortë mes Interit dhe Arsenalit.

31' Gabriel Jesus fantastik, shënoi me kokë për rezultatin 1:2 në favor të Arsenalit.

26' Kylian Mbappe në formë, shënoi golin e dytë, 2:0 për Realin.

18' Suçiç nga 16-17 metra shënoi gol të bukur në këndin e majtë të Arsenalit, 1:1. 

14’ Cristian Gabriel Romero me mjeshtri realizoi për Tottenhamin, 1:0 ndaj Dortmundit.

10' Gabriel Jesus shënoi për Arsenalin.

8’ Ndeshje të luftuara.

5' Real Madridi kalon në epërsi. Autor i golit Kylian Mbappe.

1' Fillojnë ndeshjet.

Luhet ndeshjet e xhiros së shtatë në Champions League në futboll.

Champions League rikthehet sonte në mbrëmje, Interi apo Arsenali

Champions League rikthehet sonte në mbrëmje dhe në orën 21:00 Interi i drejtuar nga Cristian Chivu pret Arsenalin e Mikel Artetës në një përballje që vlen shumë për fatet e kualifikimit.

Pas një nisjeje perfekte me katër fitore radhazi, zikaltrit kanë pësuar dy humbje rresht ndaj Atletico Madrid dhe Liverpool, rezultate që kanë komplikuar rrugën drejt kualifikimit direkt në fazën e 1/8-ave.

Përballë “Topçinjve”, Interi kërkon me çdo kusht tre pikët për të mos rrezikuar objektivin.

Trajneri Chivu vendos të rifusë Acerbin në zemër të mbrojtjes, duke e kompletuar repartin me Akanji dhe Bastoni. Skema mbetet 3-5-2, me Luis Henrique dhe Dimarco të konfirmuar në krahë. Në mesfushë, Sucic fiton balotazhin me Mkhitaryan dhe do të luajë nga minuta e parë përkrah Barella-s dhe Zielinski-t. Në sulm nuk ka surpriza: Lautaro Martinez dhe Marcus Thuram formojnë dyshen sulmuese.

Nga ana tjetër, Mikel Arteta bën disa ndryshime të rëndësishme në formacionin e Arsenalit. Saka dhe Trossard rikthehen titullarë në vend të Madueke dhe Martinelli, ndërsa mungon Declan Rice. Mesfusha përbëhet nga Eze, Zubimendi dhe Merino, ndërsa skema është 4-3-3.

Formacionet zyrtare

Inter (3-5-2): Sommer; Akanji, Acerbi, Bastoni; Luis Henrique, Barella, Zielinski, Sucic, Dimarco; Lautaro Martinez, Thuram.
Trajner: Cristian Chivu.

Arsenal (4-3-3): Raya; Timber, Saliba, Mosquera, Lewis-Skelly; Eze, Zubimendi, Merino; Saka, Jesus, Trossard.
Trajner: Mikel Arteta.

Arsenali, bëri një ndryshim në formacion

Sonte zhvillohet një nga superndeshjet e mbrëmjes së sotme në Ligën e Kampionëve.

Interi, pret në stadiumin “San Siro”, Arsenalin në një ndeshje që premton të dhurojë spektakël.

Arsenali, bëri një ndryshim në formacion pasi që Arteta vendosi të startojë Gabriel Jesus, në vend të Viktor Gyokeres.

Ndërsa te Interi do të startojë “sefte”, i riu brazilian, Luis Henrique.

Lojtari danez shënon dy gola, ferr i Manchester Cityt

Futbollisti nga Danimarka, Kasper Hogh, padyshim se do të mbajë gjatë në kujtesën e tij mbrëmjen e sotme në Bodo, ku shënoi dy gola në fitoren spektakolare të Bodo/Glimt me rezultat 3:1 ndaj Manchester Cityt, në takimin e xhiros së shtatë të Champions League.

Bodo/Glimt shijoi fitoren e parë, një fitore për mbamendje ndaj një gjigantit evropian.

Futbollisti Kasper Hogh ka shënuar në minutën e 22-të e 24-tën dhe Jens Hauge në minutën e 58-të për epërsinë 3:0.

Në minutën e 68-të Cherki ngushtoi humbjen në 3:1. 

Pas dy minutave (62’) Rodri i Cityt u përjashtua me karton të kuq pas dy të verdhëve, Bodo/Glimt ngritet në vend të 26-të me 6 pikë e City e mban vendin e katërt me 13 sosh.

Real Madrid – Monaco, formacionet zyrtare

Real Madrid do fitore,

Real Madrid – Monaco, formacionet zyrtare

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes mes Real Madridit dhe Monacos, e vlefshme për javën e shtatë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.

Ky do të jetë edhe debutimi i trajnerit të Real Madridit, Alvaro Arbeloas në Ligën e Kampionëve si teknik i “Los Blancos”.

Presioni te Interi

Inter – Arsenal, formacionet zyrtare!

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes mes Interit dhe Arsenalit, e vlefshme për javën e shtatë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.

Arsenali është në vendin e parë aktualisht me 18 pikë me të gjitha fitore. 

Image

Në anën tjetër, Interi është në vendin e gjashtë me 12 pikë të grumbulluara.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat