Lakers janë kthyer sërish në krye të renditjes në Konferencën e Perëndimit pas fitores së vështirë 106-104 ndaj Sacramento. Ai që vendosi fitoren e ekipit kalifornian ishte Luka Doncic, autor i 25 pikëve.
Fitore të rëndësishme korri sot ekipi i Denver, që mundi 133-124 Houston, ndeshje ku 7 basketbollistë të ekipit vendës realizuan mbi 10 pikë (Jokic 26 pikë e 11 rebound). Zhgënjen Detroit, që në fushën e tij u mund 105-102 nga Toronto (Barnes 29 pikë).
Skuadra e Phoenix, falë 23 pikëve të Devin Booker, arriti të mposhtë Utah Jazz me shifrat 111-101, ndërsa Oklahoma mundi 126-120 New Orleans (Alexander Shai, 40 pikë). Fiton edhe Orlando, 113-111 ndaj Brooklyn, ndeshje ku u dallua Franz Wagner me 35 pikë.
NBA-Rezultatet e sotme
Atlanta – Charlotte, 111-97
Brooklyn – Orlando, 111-113
Cleveland – Indiana, 128-119
Detroit – Toronto, 102-105
Chicago – Washington, 94-98
Oklahoma – New Orleans, 126-120
Utah Jazz – Phoenix, 101-111
Denver – Houston, 133-124
Lakers – Sacramento, 106-104