Media kroate: Spliti humb epërsinë prej 10 pikësh në Kosovë dhe rrezikon kualifikimin në fazën tjetër të garave evropiane

Basketboll

Media kroate: Spliti humb epërsinë prej 10 pikësh në Kosovë dhe rrezikon kualifikimin në fazën tjetër të garave evropiane

Nga: B.S. Më: 18 nëntor 2026 Në ora: 23:41
Klubi i basketbollit Spliti

Spliti e shpërdoroi epërsinë prej 10 pikësh në Mitrovicë! Trepça përmbysi rezultatin dhe fitoi me shifrat 94:88, duke e futur skuadrën kroate në një pozitë të vështirë sa i përket kualifikimit në fazën tjetër, shkruan media kroate “24 sata”.

“Në ndeshjen e xhiros së shtatë të Grupit A të FIBA Europe Cup, basketbollistët e Splitit u mposhtën në Mitrovicë nga Trepça me rezultat 94:88.

Ky ishte humbja e tretë e Splitit në grup, duke ia zvogëluar gjasat për të kaluar në fazën tjetër.

Split e nisi shumë mirë ndeshjen në Mitrovicë dhe pas çerekut të parë ishte në epërsi 27:19. Megjithatë, vendasit fituan çerekun e dytë me rezultat 32:19 dhe shkuan në pushim me pesë pikë epërsi.

Në çerekun e tretë, skuadra kroate e përmbysi rezultatin dhe kaloi në epërsi prej 10 pikësh (63:53), por Trepça arriti ta ngushtonte diferencën në vetëm dy pikë.

Në çerekun e fundit, Split kishte epërsi prej katër pikësh, por Trepça arriti ta përmbyste rezultatin dhe të kalonte në epërsi prej gjashtë pikësh. Megjithatë, dy minutat e fundit të ndeshjes nisën me rezultat të barabartë 88:88.

Fatkeqësisht për mysafirët, pasuan disa gabime të njëpasnjëshme të basketbollistëve të Splitit, të cilët deri në fund të ndeshjes nuk arritën të shënonin asnjë pikë. Në anën tjetër, Trepça realizoi edhe gjashtë pikë dhe vulosi fitoren me rezultat 94:88.

Kjo ishte fitorja e dytë e Trepçës ndaj Splitit, pasi mitrovicasit kishin triumfuar edhe në ndeshjen e parë në Split me rezultat 78:69.

Në dy minutat e fundit, basketbollistët e Splitit bënë një faull në sulm, më pas u ndëshkuan për hapa dhe humbën topin, ndërsa gabuan edhe një gjuajtje”, shkruan media kroate.

Te Trepça më efikasët ishin Drilon Hajrizi dhe Andrew Thelwell, me nga 18 pikë secili. Jean-Pierre Tokoto shtoi 16 pikë dhe tetë kërcime.

Te Split, më i dalluari ishte Nick Johnson, me 30 pikë, gjashtë kërcime dhe gjashtë asistime, por edhe me 10 topa të humbur. Trenton McLaughlin kontribuoi me 15 pikë.

Dy skuadrat e para të grupit do të sigurojnë kualifikimin në raundin e dytë.

Trepça me këtë fitore ka bërë një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit, ndërsa Splitit i është vështirësuar ndjeshëm rruga drejt fazës tjetër.

Renditja në Grupin A
1. Trier 7 7 0 0 7 +195 14
2. Trepça 7 4 3 0 1 -16 11
3. Promitheas Patras 7 4 3 0 +36 11 
4. Split 7 4 3 0 +1 11 
5. BK Opava 7 2 5 0 +20 9
6. BC Batumi 7 0 7 0 -236 7

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat