Vëllaznimi sfidon Pejën në derbin e fqinjëve

Basketboll

Vëllaznimi sfidon Pejën në derbin e fqinjëve

Nga: K.G. Më: 19 nëntor 2026 Në ora: 14:51
Klubi i basketbollit Vëllaznimi nga Gjakova

Klubi i basketbollit Vëllaznimi nga Gjakova është gati për sfidën e radhës ndaj Pejës, në kuadër të javës së 10-të të elitës së basketbollit të Kosovës.

Gjakovarët synojnë fitoren në derbin e fqinjëve, në një përballje që pritet të sjellë rivalitet dhe emocione në parket.

Ndeshja ndërmjet Vëllaznimit dhe Pejës do të zhvillohet të dielën, më 22 nëntor, me fillim nga ora 19:30, në palestrën e sportit “Shani Nushi” në Gjakovë.

Peja aktualisht renditet në pozitën e gjashtë me 11 pikë, po aq sa ka edhe Vëllaznimi, që gjendet një pozitë më poshtë, në vendin e shtatë.

“Ekipi ynë përballet këtë vikend me KB Pejën, në një tjetër sfidë të madhe të Superligës së Kosovës.

Të mobilizohemi e gjithë Gjakova, për ti përkrahur djemtë tanë drejt një ndeshje me peshë të madhe.

P.S: Biletat e ndeshjes i gjeni online në linkun e mëposhtëm, si dhe në biletarinë zyrtare para palestrës, pak orë para ndeshjes”, thuhet në njoftimin e klubit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat