Rezultatet e Euroleagues

Basketboll

Rezultatet e Euroleagues

Më: 21 nëntor 2026 Në ora: 11:50
Pamje nga ndeshja Bayern Munih – Baskonia Gasteiz

Valencia dhe Olympiacos kanë marrë kreun e renditjes së Euroleague në basketboll për meshkuj pas takimeve të raundit të 13-të të sezonit të rregullt. Kampionët në fuqi të Olympiacos mposhtën 92-76 Real Madrid.

Vijon të surprizojë Valencia këtë sezon, që mundi 92-87 Virtus Bologna, duke korrur fitoren e 10-të sezonale, po aq sa edhe grekët. Me nga 9 fitore ndodhen pas tyre skuadrat e Panathinaikos dhe Dubai Basketball.

Panathinaikos fitoi 87-72 në fushën e Zalgiris Kaunas, ndërsa Dubai triumfoi 80-74 në Izrael, ndaj Maccabi. 

Euroleague-Raundi i 13-të

Maccabi Tel Aviv – Dubai Basketball, 74-80

Zalgiris Kaunas – Panathinaikos, 72-87

Bayern Munih – Baskonia Gasteiz, 100-81

Armani Milano – Fenerbahce, 78-70

Paris Basketball – Hapoel Tel Aviv, 97-96

Valencia Basket – Virtus Bologna, 92-87

Anadolu Efes – Villeurbanne, 107-81

Olympiacos – Real Madrid, 92-76

Barcelona – Crvena Zvezda, 100-103

Partizan Beograd – Besiktas, 91-87

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat