Real Madridi ka pësuar humbje në udhëtim ndaj Besiktasit në Stamboll, me rezultat 83:79, në një ndeshje të vështirë në Euroleague në basketboll, ku skuadra madrilene e nisi shumë dobët dhe nuk arriti të rikthehej plotësisht në lojë.
Ndeshja nisi në mënyrën më të keqe për madrilenët, pasi Besiktasi krijoi epërsi prej 16:2 që në minutat e para.
Siipas mediumit spanjoll “Marca”, Real Madridi nuk arriti të tregonte efikasitetin e zakonshëm në sulm, duke shënuar 19 pikë më pak sesa mesatarja e tij prej 98.5 pikësh për ndeshje.
Kjo ishte humbja e parë e madrilenëve në udhëtim pas tri fitoreve radhazi. Me 79 pikë të shënuara, ata iu afruan edhe rekordit negativ të sezonit për numrin më të ulët të pikëve, ndërsa realizuan vetëm një treshe më shumë se rekordi i tyre më i dobët prej shtatë tresheve.
Pavarësisht përpjekjeve deri në sekondat e fundit, Real Madridi nuk arriti ta shmangte humbjen.
Nick Smith Jr. ishte ndër lojtarët më të mirë të skuadrës madrilene, duke realizuar 16 pikë dhe duke udhëhequr përpjekjen për rikthim në fillim të çerekut të fundit, kur shënoi 10 pikë pothuajse radhazi.
Edhe Theo Maledon pati paraqitje të mirë, duke realizuar 22 pikë, prej të cilave 14 nga gjuajtjet e lira.
Në anën tjetër, Besiktasi gjeti disa protagonistë të rëndësishëm. Will Clyburn Wilbekin shënoi 15 pikë, ndërsa Looney Walker IV kontribuoi po ashtu me 15 pikë.
Megjithatë, lojtari që bëri diferencën ishte Daquan Jeffries, i cili realizoi 20 pikë dhe katër treshe, duke regjistruar edhe indeks vlerësimi prej 24.
Jeffries kishte një mesatare prej vetëm 2.5 pikësh dhe indeks vlerësimi prej -0.5 para kësaj ndeshjeje, por ndaj Real Madridit zhvilloi një paraqitje të jashtëzakonshme.