Superliga e Kosovës në basketboll vazhdon sot me dy ndeshjet e para të javës së dhjetë, ku në program janë dy përballje që pritet të sjellin rivalitet dhe emocione në parket.
Vëmendja kryesore do të jetë te dueli ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Sigal Prishtinës, që zhvillohet nga ora 17:00. Të dy skuadrat hyjnë në këtë përballje me synimin për të arkëtuar pikët e plota, në një ndeshje që pritet të jetë mjaft interesante.
Ndërkohë, nga ora 19:30, Rahoveci 029 do të jetë nikoqir i Borës. Skuadra prishtinase shihet favorite në këtë përballje, por vendasit do të kërkojnë të shfrytëzojnë përparësinë e terrenit për të marrë një rezultat pozitiv.
Java e dhjetë do të vazhdojë të dielën me dy ndeshjet e tjera, ku spikat përballja ndërmjet Trepçës dhe Bashkimit, si dhe dueli Vëllaznimi – Peja.