Detroit triumfon pas dy kohëve shtesë

Basketboll

Detroit triumfon pas dy kohëve shtesë

Më: 13 nëntor 2026 Në ora: 11:13
Pamje nga ndeshja Washington – Detroit

Pas dy kohëve shtesë, skuadra e Detroit fitoi 144-140 në fushën e Washington, duke u ngjitur në vendin e tretë në Konferencën e Lindjes. Një ndeshje spektakolare, ku shkëlqeu Cade Cunningham, autor i 52 pikëve e 11 asist për Pistons.

Ndeshje të mirë bën edhe Philadelphia, që mundi 123-112 Toronto, duke ndarë kreun në Lindje me Boston. Tyrese Maxey me 27 pikë ishte lider për Philadelphia, mbështetur edhe nga Joel Embiid me 20 pikë.

Fitore të lehtë korri Minnesota, që mposhti 133-94 Dallas. Vendimtar stoli, nga ku erdhën 52 pikë. Nuk zhgënjen skuadra e Phoenix, që triumfoi 101-96 ndaj Charlotte, sfidë ku protagonist ishte Devin Booker, me 30 pikë.

NBA-Rezultatet e sotme

Philadelphia – Toronto, 123-112

Washington – Detroit, 140-144

Minnesota – Dallas, 133-94

Phoenix – Charlotte, 101-96

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat