Peja suspendon basketbollistin

Basketboll

Peja suspendon basketbollistin

Më: 17 nëntor 2026 Në ora: 13:19
Emblema e KB Pejës

Basketbollisti Daquan Bracey është suspenduar nga KB Peja. 

Klubi verdhezi jep edhe arsyet e suspendimit të lojtarit.

“KB Peja njofton opinionin publik se ka marrë vendim për suspendimin e lojtarit Daquan Bracey, për shkak të sjelljeve të papranueshme dhe joprofesionale ndaj klubit, bashkëlojtarëve dhe stafit të trajnerëve, si dhe dëmtimit të imazhit të klubit përmes deklaratave dhe postimeve fyese në rrjetet sociale ndaj tifozëve tanë.

KB Peja nuk toleron sjellje që cenojnë profesionalizmin, respektin dhe vlerat e klubit”, thuhet në njoftimin e KB Pejës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat