Detroit Pistons kanë ndërprerë serinë prej 12 fitoresh radhazi të San Antonio Spurs, duke triumfuar në udhëtim me rezultat 105-93 në ndeshjet e fundit të NBA-së.
Spurs nuk arritën ta shfrytëzojnë paraqitjen e mirë të Victor Wembanyamas, i cili realizoi 25 pikë dhe 18 kërcime, por pati një mbrëmje jo të mirë nga distanca për tri pikë, duke qëlluar vetëm një herë në tetë tentime.
Ndërkohë, Los Angeles Lakers fituan ndaj Charlotte Hornets me rezultat 118-114, pas vazhdimeve. Protagonisti kryesor i kësaj ndeshjeje ishte Grimes, i cili shkëlqeu me 47 pikë.
Fitore të rëndësishme regjistroi edhe Minnesota Timberwolves, që mposhti Portland Trail Blazers me rezultat minimal 106-105, duke siguruar fitoren e 11-të në këtë sezon.
Në anën tjetër, New York Knicks vazhduan formën pozitive, duke triumfuar ndaj Toronto Raptors me rezultat 111-102. Knicks bënë diferencën në çerekun e fundit, ndërsa Jalen Brunson ishte më i dalluari me 31 pikë, duke i ndihmuar skuadrës të regjistrojë fitoren e tetë sezonale.
Në ndeshjet e tjera, Utah Jazz triumfuan bindshëm ndaj Los Angeles Clippers me rezultat 132-107.
Rezultatet e ndeshjeve të NBA:
LA Lakers – Charlotte 118-114 (pas vazhdimeve)
LA Clippers – Utah 107-132
Toronto – New York 102-111
San Antonio – Detroit 93-105
Minnesota – Portland 106-105