Vëllaznimi befason Sigal Prishtinën në kryeqytet!

Basketboll

Vëllaznimi befason Sigal Prishtinën në kryeqytet!

Më: 13 nëntor 2026 Në ora: 19:27
Klubi i basketbollit Vëllaznimi

Në një ndeshje të luftuar deri në çastet e fundit, Vëllaznimi mposhti Sigal Prishtinën me rezultat 62:66, duke ndërprerë serinë prej pesë ndeshjeve pa fitore dhe duke regjistruar triumfin e dytë sezonal.

Amari Kelly ishte i pandalshëm te gjakovarët me 29 pikë e 16 kërcime, ndërsa Ardian Ibishi kontribuoi me 10 pikë e 14 kërcime.

Te Sigal Prishtina u dallua Ajiri Johnson me 17 pikë e 6 kërcime.

Pas javës së nëntë në elitën e basketbollit të Kosovës, Sigal Prishtina e zë vendin e pestë me 12 pikë, duke lënë Vëllaznimin në një pozitë më poshtë me 11 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat