Shtyhet Besëlidhja-Kamza, miqve u aksidentohen disa lojtarë!
Ndeshja mes Besëlidhjes dhe Kamzës, e vlefshme për javën e gjashtë të Superligës shqiptare të basketbollit për meshkuj, është shtyrë.
Kjo ndeshje nuk do të zhvillohet sot (të shtunën) siç ishte në program.
Shkaku i këtij vendimi ka qenë një aksident rrugor ku janë përfshirë disa lojtarë të ekipit mik. Incidenti i ditës së premte ka shtyrë Federatën Shqiptare të Basketbollit që të shtyjë takimin, i cili ishte në program për t’u transmetuar sot në rrjetin e Radio Televizonit Shqiptar në orën 19:00.