Rekord i Cunninghamit

Basketboll

Rekord i Cunninghamit

Më: 13 nëntor 2026 Në ora: 17:04
Basketbollisti Cade Cunningham

Nuk është një nga emrat më të mëdhenj në NBA.

Kur thua Cade Cunningham ke parasysh një basketbollist të talentuar e të shkathët, padyshim mjaft I zoti, por jo një Donçiç, Jokiq, Shei apo Adetokumbo, sa për të dhënë disa shembuj.

Gjithsesi, edhe ky lojtar 25-vjeçar nga Teksasi, e pati mbrëmjen e tij në ligën më të fortë të koshit në botë.
Në sfidën tepër të ashpër, që Detroit Pistons e fitoi me shifrat 144-140 në fushën e Washingtonit, ai vendosi një rekord historik.

Shënoi 52 pikë, shërbeu 11 asistë, kapi 5 topa në tabela dhe shtoi nga një vjedhje topi e bllokim gjuajtjeje.
E gjitha kjo duke mos e humbur topin asnjëherë, diçka që ndodh rrallë në NBA.

Cunningham u bë i pari lojtar në historinë e basketbollit amerikan me të paktën 50 pikë, 10 asiste dhe asnjë humbje topi në një ndeshje.

Ai arriti edhe rekordin personal të pikëve, ndërsa rekordi I mëparshëm ishte 46 pikë, shënuar vitin e kaluar dhe sërish ndaj Washingtonit.

Cunningham po luan një sezon shumë të mirë për Detroitin, duke shënuar mesatarisht 25 pikë për ndeshje, një nga më të dalluarit këtë vit..

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat