Basketbollisti me përvojë të madhe, Dardan Berisha, rikthehet në radhët e KB Pejës.
Me rikthimin e Berishës, Peja pritet të jetë edhe më e fortë në vazhdim të sezonit.
Skuadra verdhezi aktualisht renditet në vendin e shtatë, me 10 pikë pas javës së tetë në elitën e basketbollit të Kosovës.
Një bilanc aspak i kënaqshëm për një skuadër me traditë dhe renome si Peja.
Kapiteni i kombëtares së Kosovës ka bërë karrierë edhe te Prishtina, si dhe në disa klube evropiane.