Ka ndërruar jetë trajneri i i basketbollit, Behxhet Ibrahimi.
Ibrahimi për shumë vite ka drejtuar Klubin e Basketbollit Kastrioti nga Ferizaj, duke lënë gjurmë në basketbollin e këtij qyteti.
Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e ka bërë të ditur vëllai i tij, Rexhepi, përmes një njoftimi të publikuar në rrjetin social Facebook: “Njoftojmë miqtë, shokët dhe dashamirët se sot ndërroi jetë vëllai im, Behxhet Ibrahimi.
Varrimi i të ndjerit bëhet sot, më datë 18.11.2026, në orën 14:00, në Varrezat e Reja të Qytetit të Ferizajt".