Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka caktuar 22 dhjetorin (19:00) për organizimin e Ceremonisë së Laureatëve të Basketbollit të Kosovës për vitin 2026.
Vendimi është marrë nga Bordi i FBK-së në mbledhjen e mbajtur më 18 nëntor 2026, ku është miratuar edhe përbërja e Komisionit të Laureatëve.
Ceremonia do të mbahet në Klan Arena – Salla Akil, në Prishtinë, duke filluar nga ora 19:00.
Komisioni i Laureatëve 2026 përbëhet nga: Teuta Abdullahu – anëtare e Bordit të FBK-së; Ideal Bakija – anëtar i Bordit të FBK-së; Marigona Rushiti – ish-basketbolliste; Valentin Spaqi – ish-basketbollist; Arsim Maxhera – gazetar sportiv.
Ceremonia e Laureatëve do t'i kushtohet vlerësimit të më të mirëve dhe arritjeve të basketbollit të Kosovës gjatë vitit 2026.