Trepça fiton në Pejë

Basketboll

Trepça fiton në Pejë

Më: 15 nëntor 2026 Në ora: 20:04
Pamje nga një ndeshje

Trepça fitoi ndaj Pejës në udhëtim me shifrat 83:85, në një sfidë që ishte mjaft interesante

Dallimi i madh dhe vendimtar u bë në periudhën e tretë, ku kampionët e fituan 12:27

Më i dalluari te vendasit ishte Domenic Artis me 26 pikë, tetë kërcime e gjashtë asistime, derisa te mysafirët

Dardan Kapiti kishte 16 pikë, ndërsa Shawn Jones shtoi 13 pikë e 11 kërcime.

Pas javës së nëntë të elitës së basketbollit të Kosovës, Trepça kryeson në tabelën e klasifikimit me 16 pikë, ndërsa Peja renditet në vendin e gjashtë me 11 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat