Djali i Manny Pacquiao stërvitet me kampionin meksikan

Boksi

Djali i Manny Pacquiao stërvitet me kampionin meksikan

Më: 20 tetor 2021 Në ora: 13:41
Djali i Manny Pacquiao stërvitet me kampionin meksikan

Boksieri filipinas Manny Pacquiao, legjenda e këtij sporti, vendosi të braktisë përfundimisht ringun, në moshën 42-vjeçare, por djali i tij, Emmanuel Pacquiao Jr., duket se do të ndjekë gjurmët e të atit.

Ky i fundit, 20 vjeç, është filmuar duke u stërvitur në ring me një tjetër ikonë të boksit, meksikanin Saul Canelo Alvarez.

Pamjet nga stërvitja e tyre janë hedhur edhe në rrjetet sociale, ku duket Canelo Alvarez që mëson të riun Filipinas se si të mbrohet e godasë.

Ata janë të dy në ring bashkë me trajnerin e Alvarez, që gjithashtu i jep këshilla boksierit të ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat