Kishin frikë se shqiptarët do të dilnin nga ngajrja, i befasojmë të gjithë në Londër

Boksi

Kishin frikë se shqiptarët do të dilnin nga ngajrja, i befasojmë të gjithë në Londër

Më: 21 nëntor 2021 Në ora: 12:08
Kishin frikë se shqiptarët do të dilnin nga ngajrja, i befasojmë të gjithë në Londër

Florian Marku arriti që të mundte edhe Luiseton në Wembley, duke qenë i pamposhtur dhe rritur shifrën e fitoreve të marra. Por këtë herë, boksieri shqiptar tregoi qartësisht mbështetjen e madhe që ka nga tifozët.

Sigurisht që ndeshja e tij nuk mund të ishte kryesorja e eventit.

Por të gjithë janë habitur kur panë se Florian Marku është lënë për në ndeshjen e fundit.

Gjithmonë në fund lihet përballja më e rëndësishme, në mënyrë që tifozët të qëndrojnë deri në fund të eventit dhe të mos shkëputen para kohe, sapo të përfundoi ndeshja e tyre e preferuar.

E thënë më thjeshtë, shqiptarët e kishin pushtuar “Wembley-n”. Kjo është parë edhe në momentin e hyrjes të boksierit shqiptar apo edhe gjatë ndeshjes, atje ku thirrjet që dëgjoheshin ishin: “Mbyte, mbyte”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat