Sukses i madh i shqiptarit, siguron medaljen e argjendtë në Kampionatin Evropian

Boksi

Sukses i madh i shqiptarit, siguron medaljen e argjendtë në Kampionatin Evropian

Më: 20 prill 2022 Në ora: 19:40
Sukses i madh i shqiptarit, siguron medaljen e argjendtë në Kampionatin Evropian

Shqipëria ka siguruar medalje në Kampionatin Evropian të rinjve në boks që po mbahet në Sofje të Bullgarisë.

Ariol Zeneli ka fituar një tjetër ndeshje në Kampionatin Europian të 18-vjeçarëve, duke siguruar deri tani medaljen e argjendtë në këtë aktivitet shumë të rëndësishëm.

17-vjeçari mposhti pa shumë vështirësi në gjysmëfinale boksierin moldav, Ilie Argatu. Zeneli triumfoi në të 5 raundet ndaj rivalit të tij, duke siguruar finalen e madhe për peshën deri në 51 kilogram. Boksieri shqiptar dominoi gjithë takimin dhe nuk i ka lënë asnjë mundësi kundërshtarit.

Në ndeshjen e turit të parë, Zeneli u ndesh me kampionin e Europës në fuqi të peshës 51 kg, spanjollin Rafael Lozano Serrano, dhe e eliminoi nga kompeticioni.

Ndërkaq, edhe vetë Federata Europiane e Boksit e cilësoi Zenelin si surprizën e madhe të këtij eventi.

17-vjeçari mori vjet medalje të bronztë në Europian, këtë vit shanset janë të mëdha për të arritur medaljen e arit.  Zeneli do të ndeshet me boksierin gjeorgjian, Gor Ajvazjan, për titullin kampion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat