​Fury: Ma sillni Usykun, njeriun që e bëri të qajë Joshuan si një vajzë e vogël

Boksi

​Fury: Ma sillni Usykun, njeriun që e bëri të qajë Joshuan si një vajzë e vogël

Më: 15 dhjetor 2022 Në ora: 11:01
Tyson Fury

Kampioni i peshave të rënda në WBC, Tyson Fury, ka sulmuar sërish ish-fituesin e titujve botëror dhe rivalit vendas Anthony Joshua.

Fury dhe Joshua ishin në bisedime për t'u përballur me njëri-tjetrin në fillim të këtij muaji, por kjo marrëveshje nuk u realizua kurrë, andaj Fury u detyrua të merrte pjesë në një luftë trilogjike me Derek Chisora.

Fury tani është i përqendruar në një përplasje unifikuese të divizionit me kampionin WBO, IBF, WBA dhe IBO, Oleksandr Uysk.

Fury pranon se ka mbeti i shokuar që Joshua u largua nga tryeza e tyre e bisedimeve dhe shkoi në një drejtim tjetër, përcjellë KosovaPress.

"Pse ky djalosh [Joshua] nuk po vjen për të biseduar dhe nuk po e merr përsipër sfidën?" tha Fury për “IFL TV”.

“Për çfarë dëshiron ai të luftojë me Dillian Ëhyte? Ai tashmë ka mundur Dillian Ëhyte. Më sfidoni mua, ejani në ring. Është vetëm një luftë, apo jo? Ju keni humbur më parë.”, tha Fury.

Ai më pas theksoi se tani po kërkon të luftojë me Usykun.

“Unë mund t'ju garantoj, 100 për qind, lufta me Joshuan nuk po ndodh. Po kërkoj të luftoj me Usykun, armikun e Joshuas, njeriun që ka kriptonitin e Joshuas, njeriun që e bëri të qajë si një vajzë e vogël.”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat