Fejohet Lindsay Lohan

Bota e Yjeve

Fejohet Lindsay Lohan

Më: 28 nëntor 2021 Në ora: 22:55
Lindsay Lohan

Aktorja Lindsay Lohan ka njoftuar në llogarinë e saj në Instagram se është fejuar me partnerin e saj Bader Shems, me të cilin është në një lidhje prej dy vitesh.

Ajo me pothuajse dhjetë milionë ndjekësit e saj në rrjetin e përmendur social ka ndarë disa fotografi, në të cilat në plan të parë është një unazë me një gur të madh.

“Dashuria ime, jeta ime, e ardhmja ime”, ka shkruar Lindsay krahas fotove.

Marrëdhënia e tyre është e fortë dhe zgjat rreth dy vjet. Ai është i duhuri për të dhe nuk është në industrinë e argëtimit. Ai është një menaxher për fondet e njerëzve të pasur, thotë një burim pranë çiftit.

Lindsay zbuloi lidhjen e saj me Baderin në shkurt 2020 kur ndau një foto të saj duke pozuar me një biznesmen, motrën e saj Alian, bateristin Chris "Woody" Wood dhe rokerin Dan Smith.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat