Lily James mahnit me kostum elegant dhe kravatë

Bota e Yjeve

Lily James mahnit me kostum elegant dhe kravatë

Nga: A.SH. Më: 17 nëntor 2026 Në ora: 13:14
Lily James

Aktorja britanike Lily James ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj elegante në eventin e revistës ELLE, “Women in Hollywood”, ku mori pjesë për të dytën natë radhazi.

Ylli i kinematografisë u shfaq me një kostum elegant, të kombinuar me këmishë dhe kravatë, duke sjellë një stil modern dhe mjaft të veçantë.

Lily James u pa duke kaluar mbrëmjen në shoqërinë e aktores Florence Pugh, me të cilën kishte festuar edhe një natë më parë në kuadër të aktiviteteve të organizuara nga ELLE.

Image
Lily James

Paraqitja e saj elegante dhe zgjedhja për të kombinuar veshjen klasike me elemente të stilit mashkullor u komentuan si një nga momentet e spikatura të mbrëmjes.

Image
Lily James
Image
Lily James
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat