Hunter Schafer shkëlqen në premierën e “Blade Runner 2099”, veshja e saj tërheq vëmendjen

Bota e Yjeve

Hunter Schafer shkëlqen në premierën e “Blade Runner 2099”, veshja e saj tërheq vëmendjen

Nga: Bota sot Më: 19 nëntor 2026 Në ora: 19:31
Hunter Schafer

Aktorja Hunter Schafer u shfaq me një kombinim të guximshëm në premierën e serialit “Blade Runner 2099”, e mbajtur të enjten mbrëma në Londrën qendrore.

Ylli i serialit “Euphoria”, 27 vjeçe, kishte zgjedhur një bluzë të shkurtër në ngjyrë blu të gjelbër, të kombinuar me një fund të bardhë deri te gjunjët dhe këpucë elegante të zeza me taka të larta.

Ajo e kishte përshtatur grimin me veshjen, duke përdorur hije për sytë në të njëjtën nuancë, shkëlqyes buzësh në ngjyrë natyrale dhe flokët e lëshuara, të stiluar në mënyrë elegante.

Më vonë, aktorja veshi edhe një mushama transparente, në një referencë ndaj veshjes së personazhit Zhora, të interpretuar nga Joanna Cassidy, në filmin origjinal “Blade Runner”.

Image
Hunter Schafer

Në tapetin e kuq, Schafer pozoi edhe përkrah koleges së saj, Michelle Yeoh, e cila në projektin e ardhshëm interpreton Olwen, një gjuetare replikantësh.

Yeoh, 64 vjeçe, u paraqit me një fustan të gjelbër me temina dhe dantellë, të kombinuar me çizme të zeza deri mbi gju, ndërsa mbi supe kishte hedhur një pallto të bardhë prej gëzofi artificial.

Image
Hunter Schafer
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat