Një nga momentet më të paharrueshme të Princeshë Dianës, vallëzimi me aktorin John Travolta në Shtëpinë e Bardhë në vitin 1985, për pak sa nuk ndodhi.
Gjatë një mbrëmjeje zyrtare të organizuar nga presidenti amerikan Ronald Reagan dhe bashkëshortja e tij, Nancy Reagan, më 9 nëntor 1985, Diana kishte shprehur dëshirën për të vallëzuar me yllin e Hollywood-it.
Megjithatë, Travolta fillimisht hezitoi t'i afrohej princeshës, pasi nuk ishte i sigurt nëse ishte e përshtatshme ta ftonte në vallëzim. Ishte sekretarja sociale Gahl Burt, me mbështetjen e Nancy Reaganit, ajo që e inkurajoi aktorin të bënte hapin.
Pas kësaj, Travolta iu afrua Dianës dhe e ftoi të vallëzonin. Dyshja kaloi rreth 15 minuta në pistën e vallëzimit, nën ritmet e muzikës nga filmi “Saturday Night Fever”.
Aktori e ka cilësuar më vonë këtë përvojë si një nga momentet më të veçanta të jetës së tij, duke kujtuar emocionet dhe atmosferën si diçka të ngjashme me një përrallë.
Ky moment legjendar po rikthehet në vëmendje përmes ekspozitës “Princess Diana: Love, Life, Legacy – A Life of Giving”, e hapur në Bibliotekën Presidenciale Ronald Reagan në Kaliforni, ku ndër artefaktet e ekspozuara është edhe fustani i famshëm prej kadifeje që Diana veshi atë mbrëmje.