Modelja shqiptare në krah të Eva Longorias, Heidi Lushtaku shkëlqen në eventin prestigjioz në Paris

Bota e Yjeve

Modelja shqiptare në krah të Eva Longorias, Heidi Lushtaku shkëlqen në eventin prestigjioz në Paris

Nga: B.S. Më: 15 nëntor 2026 Në ora: 20:26
Modelja shqiptare Heidi Lushtaku

Modelja shqiptare Heidi Lushtaku ka qenë pjesë e një prej mbrëmjeve të njohura ndërkombëtare të bamirësisë, ku ka pasur mundësinë të takohet edhe me aktoren hollivudiane Eva Longoria.

Bëhet fjalë për eventin “The Global Gift Gala”, i cili u mbajt më 5 nëntor në Paris dhe mblodhi personalitete të njohura nga bota e filmit, modës dhe filantropisë, transmeton "Bota sot".

Gjatë kësaj mbrëmjeje, Lushtaku është fotografuar pranë aktores së njohur amerikane, ndërsa pamjet nga takimi i ka ndarë edhe me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

Image
Modelja shqiptare Heidi Lushtaku dhe Eva Longoria

Prania e modeles shqiptare në këtë organizim ndërkombëtar ka tërhequr vëmendjen, veçanërisht për shkak të takimit me Longorian, e cila është një prej figurave të njohura të Hollywood-it dhe gjithashtu e angazhuar në aktivitete humanitare.

Në këtë gala ishte e pranishme edhe María Bravo, themeluese e “Global Gift Foundation”, si dhe personalitete të tjera nga fusha e artit dhe spektaklit.

Image
Modelja shqiptare Heidi Lushtaku

“The Global Gift Gala” është një organizim që synon mbledhjen e fondeve për të ndihmuar fëmijët, gratë dhe familjet që përballen me vështirësi, përmes projekteve të ndryshme humanitare.

Heidi Lushtaku ndër vite ka qenë e angazhuar në botën e modës dhe ka marrë pjesë në aktivitete ndërkombëtare, duke krijuar lidhje me emra të njohur të industrisë së spektaklit dhe modës.

Image
Modelja shqiptare Heidi Lushtaku

Fotografitë e saj në krah të Eva Longorias janë shpërndarë në mediat shqiptare, duke e rikthyer modelen në vëmendjen e publikut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat