Penelope Cruz shkëlqen me fustan të kuq

Bota e Yjeve

Penelope Cruz shkëlqen me fustan të kuq

Nga: A.SH. Më: 17 nëntor 2026 Në ora: 13:12
Penelope Cruz

Aktorja e njohur spanjolle, Penelope Cruz, ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj elegante në ceremoninë e vitit 2026 të revistës ELLE, “Women in Hollywood”.

Cruz u shfaq me një fustan të kuq të zjarrtë, duke spikatur në mesin e të ftuarve me stilin dhe elegancën e saj, përcjell Bota sot.

Në këtë mbrëmje të veçantë morën pjesë edhe emra të njohur të industrisë së argëtimit, mes tyre aktorja Florence Pugh dhe këngëtarja Madison Beer, të cilat gjithashtu u paraqitën me veshje që tërhoqën vëmendjen.

Image
Penelope Cruz

Eventi “Women in Hollywood” i organizuar nga ELLE mbledh çdo vit gra të njohura nga bota e filmit dhe spektaklit, duke vlerësuar kontributin dhe arritjet e tyre në industrinë e argëtimit.

Image
Penelope Cruz
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat