Modelja e njohur Miranda Kerr ka shprehur krenarinë e saj për angazhimin në bordin e organizatës bamirëse “Baby2Baby”, e cila ndihmon fëmijët dhe familjet që jetojnë në varfëri.
Përmes një postimi, Kerr ka treguar se ndihet e nderuar që është pjesë e kësaj organizate, e cila siguron gjërat më të domosdoshme për fëmijët dhe familjet në nevojë, duke u ofruar kujdes, dinjitet dhe mbështetje.
Ajo ka vlerësuar përkushtimin e të gjithë personave të përfshirë në këtë organizatë, duke theksuar ndikimin e rëndësishëm që kanë në jetën e shumë njerëzve.
Kerr ka veçuar edhe mbrëmjen gala të organizuar nga “Baby2Baby”, duke e cilësuar si një ngjarje të veçantë që bashkon njerëz me zemër të madhe dhe të përkushtuar ndaj bamirësisë.
“Jam shumë mirënjohëse që jam pjesë e këtij komuniteti dhe që mund të ndihmoj në përhapjen e më shumë dashurisë dhe mirësisë në botë”, ka shkruar ajo.