Këngëtarja amerikane e muzikës country, Ella Langley, ishte protagonistja kryesore e ceremonisë së ndarjes së çmimeve CMA Awards 2026, duke fituar gjithsej gjashtë çmime, përfshirë vlerësimin më të rëndësishëm, atë të artistes së vitit.
Langley arriti të dominojë ceremoninë, duke u shpërblyer në disa prej kategorive kryesore të muzikës country.
Ajo fitoi çmimin Artiste e Vitit (Entertainer of the Year), ndërsa albumi i saj “Dandelion” u vlerësua si Albumi i Vitit.
Sukses të veçantë pati edhe kënga “Choosin’ Texas”, e cila u shpall Kënga e Vitit dhe Singli i Vitit. Po ashtu, kjo këngë u vlerësua edhe në kategorinë e Videoklipit të Vitit.
Përveç këtyre çmimeve, Ella Langley mori edhe vlerësimin si Vokalistja Femër e Vitit.
Me gjashtë çmime të fituara, Langley shënoi një nga sukseset më të mëdha të karrierës së saj, duke u kthyer në emrin më të spikatur të edicionit të sivjetmë të CMA Awards.