Aktorja britanike Michelle Keegan ka marrë frymëzim nga Angelina Jolie, duke rikrijuar një nga pozat më të famshme të saj në tapetin e kuq, e veshur me një fustan të zi provokues.
Ylli i dikurshëm i serialit “Coronation Street”, 39 vjeçe, publikoi në Instagram një fotografi ku shfaqet me një fustan elegant, me një të çarë të guximshme deri në kofshë.
Fotografia e saj të kujton pozën ikonike të Angelina Jolie në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Oscar” në vitin 2012. Në atë mbrëmje, Jolie kishte nxjerrë këmbën përmes të çarës së fustanit të zi, duke u bërë menjëherë një nga momentet më të komentuar të ceremonisë dhe duke frymëzuar një numër të madh memesh në internet.
Michelle e publikoi fotografinë pas një dite romantike që kaloi javën e kaluar me bashkëshortin e saj, Mark Wright. Çifti vizitoi fshatin piktoresk Surrey, ku janë xhiruar skenat e filmit “The Holiday”.
Gjatë qëndrimit atje, ata vizituan edhe pub-in “The White Horse”, vendin ku personazhet Amanda Woods, e interpretuar nga Cameron Diaz, dhe Graham, i luajtur nga Jude Law, patën takimin e tyre të parë në filmin e njohur.