Hailey Bieber ndryshon dy herë pamjen në Nju-Jork, nga eleganca e Calvin Klein te kombinimi me pallto gëzofi dhe xhinse

Bota e Yjeve

Hailey Bieber ndryshon dy herë pamjen në Nju-Jork, nga eleganca e Calvin Klein te kombinimi me pallto gëzofi dhe xhinse

Nga: A.M. Më: 18 nëntor 2026 Në ora: 20:47
Hailey Bieber

Modelja dhe sipërmarrësja Hailey Bieber është shfaqur me dy paraqitje të ndryshme në Nju-Jork, duke tërhequr vëmendjen me stilin e saj.

Fillimisht, ajo u paraqit me një veshje nga Calvin Klein në ceremoninë e ndarjes së çmimeve WWD Beauty Inc. Awards 2026.

Më vonë, Bieber u fotografua me një kombinim tjetër, të përbërë nga një pallto gëzofi dhe xhinse, teksa po shkonte në një aktivitet të organizuar nga Bumble dhe Alix Earle në Nju-Jork.

Image
Hailey Bieber

Ajo zgjedhur një xhaketë të stilistes Phoebe Philo, e cila më parë ishte veshur nga këngëtarja e njohur Celine Dion.

Dy paraqitjet e saj dëshmuan edhe një herë stilin e veçantë të modeles, e cila di të kombinojë elegancën me veshjet e përditshme.

Image
Hailey Bieber
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat