Këngëtarja amerikane Katy Perry ka udhëtuar drejt Milanos së bashku me partnerin e saj, ish-kryeministrin kanadez Justin Trudeau, në një kohë kur po qarkullojnë pretendime se ajo po planifikon të rrëfejë detaje nga martesa e saj me aktorin Russell Brand.
Këngëtarja e hitit “Roar”, 42 vjeçe, dhe Trudeau, 54 vjeç, u panë duke biseduar me anëtarë të stafit të tyre gjatë mbërritjes në hotelin “Four Seasons” në qytetin italian.
Udhëtimi i saj vjen në një periudhë kur ish-bashkëshorti i saj, Russell Brand, 51 vjeç, ndodhet në qendër të një skandali të rëndë ligjor. Perry dhe Brand ishin të martuar nga viti 2010 deri në vitin 2012.
Sipas raportimit, javën e kaluar aktori u dënua me dhjetë vjet e gjashtë muaj burgim për përdhunim dhe sulm seksual. Brand, i cili i dha fund martesës me këngëtaren përmes një mesazhi, është përballur me akuza të rënda, ndërsa Perry ende nuk ka komentuar publikisht lidhur me dënimin e tij.

Ndërkohë, gazeta “The Mail on Sunday” raporton se këngëtarja po zhvillon diskutime për të treguar përvojën e saj gjatë martesës me Brand, përmes një libri dhe një dokumentari me disa episode.
Burime pranë këngëtares kanë bërë të ditur se ajo kishte pritur përfundimin e procesit gjyqësor ndaj ish-bashkëshortit para se të finalizonte ndonjë marrëveshje. Sipas tyre, diskutimet për të rrëfyer anën e saj të historisë lidhur me martesën, e cila përfundoi në vitin 2011, kanë qenë aktive.
