Pas ndërhyrjes së 18-të në gjoks, Katie Price shfaqet në Dubai me format e saj të bujshme

Bota e Yjeve

Pas ndërhyrjes së 18-të në gjoks, Katie Price shfaqet në Dubai me format e saj të bujshme

Nga: A.M. Më: 15 nëntor 2026 Në ora: 20:17
Katie Price

Modelja e njohur britanike, Katie Price, ka tërhequr vëmendjen në Dubai, ku është shfaqur me një bluzë të bardhë të shkurtër dhe dekolte të theksuar, duke vënë në pah format e saj trupore.

Ish-modelja së fundmi është kthyer në Emiratet e Bashkuara Arabe për të kryer disa procedura estetike. Në shtator, ajo iu nënshtrua ndërhyrjes së saj të 18-të në gjoks, duke e çuar vëllimin e implanteve në 2.500 cc.

Në fotografitë e publikuara në rrjetet sociale, Price shihet duke ecur në rrugët e Dubait, e veshur me një bluzë të bardhë të ngushtë, e cila thekson format e saj. Ajo e ka kombinuar veshjen me një kapelë sportive ngjyrë kafe, për t'u mbrojtur nga rrezet e diellit, shkruan The Sun, transmeton "Bota sot".

Image
Katie Price

Në fotografi të tjera, të realizuara brenda ambienteve, ajo pozon para kamerës me flokët e lëshuara mbi njërën shpatull, ndërsa bën një fotografi selfie me telefonin e saj.

Fotografitë vijnë vetëm pak ditë pasi Katie Price bëri të ditur se gjatë udhëtimit të ardhshëm në Emiratet e Bashkuara Arabe do të takohet sërish me ish-bashkëshortin e saj, Lee Andrews.

Image
Katie Price
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat